Kompania farmaceutike Pfizer, e njohur së fundi për prodhimin e vaksinave kundër COVID-19, e ka blerë kompaninë amerikane farmaceutike të bioteknologjisë Biohaven për 11.6 miliardë dollarë para në dorë.

Marketing

Kjo është blerja më e madhe në industrinë farmaceutike në pesë vitet e fundit shkruan Financial Times.

Të martë, kompania Pfizer deklaroi se do të paguajë 148.5 dollarë për aksion nga paratë që posedojnë për Biohaven. Kjo është 78 për qind më e lartë ndaj çmimit të mbylljes së aksionit të Biohaven të hënën.

Me të ardhurat rekord të lidhura me suksesin e vaksinës së saj Covid-19 dhe pilulës antivirale që pritet të bien, Pfizer me bazë në Nju Jork kishte kërkuar blerje për të mbështetur rritjen e saj. Marrëveshja është më e madhja e Pfizer që nga blerja e Medivation në 2016 për 14.3 miliardë dollarë.

Biohaven, e cila u themelua në vitin 2013, është e specializuar në barna që synojnë sëmundjet neurologjike dhe çrregullime të rralla. Ilaçi i tij më i njohur është Nurtec ODT, i cili është miratuar si për trajtimin akut ashtu edhe për parandalimin e migrenës tek të rriturit.

Pfizer investoi 350 milionë dollarë në kompani në nëntor të vitit të kaluar, duke blerë 2.6 për qind të aksioneve të saj për 173 dollarë secila.

Marketing