Ky njoftim është bërë përmes televizionit nga një zyrtar ushtarak, i cili ka thënë se janë shpërndarë Qeveria dhe Parlamenti, shkruan BBC.

Marketing

Ende nuk dihet se ku është presidenti, Roch Kaboré, mirëpo zyrtari ushtarak ka thënë se të gjithë të ndaluarit janë në një lokacion të sigurt.

Puçi vjen një ditë pasi trupat ushtarake kanë pushtuar kazerma dhe janë dëgjuar të shtëna nëpër kryeqytet.

Më herët, partia Lëvizja Popullore për Përparim ka thënë se Kabore dhe një ministër qeveritar i kanë mbijetuar një tentim-vrasjeje.

Të dielën, trupat kryengritëse kanë kërkuar shkarkimin e shefave ushtarakë dhe për më shumë burime për të luftuar militantët islamistë. /albora.ch/

Marketing