Florim Cuculi, kardiolog në Spitalin Kantonal të Lucernit, po kritikohet se i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që t’i japë fund bllokimit pas futjes në fuqi të masave të reja anti-Covid në Kosovë.

Marketing

Mediumi zviceran 20 minuten shkruan se Florim Cuculi e ndërroi pallton e mjekut me një xhaketë lëkure.

Sipas këtij mediumi, ai pozoi rastësisht me një pije në dorë nga një lokali i Cyrihut dhe përmes një postimi në instagram i drejtohet Kurtit duke i thënë  “Zoti Kurti, Corona ka mbaruar. Jepini fund bllokimit tani”.

Por, skauti i lajmeve F.H e ka kritikuar mjekun shqiptar për këtë postim mëngjesin e së dielës së 23 janarit.

“Unë nuk mund ta kuptoj se si një mjek mund të bëjë deklarata të tilla,” thotë punonjësi 33-vjeçar i IT nga Kantoni Schwyz.

“Sistemi shëndetësor në Kosovë është i mbingarkuar shpejt dhe nuk mund të përballojë një numër kaq të lartë të infeksioneve si në Zvicër, thotë H.

“Kjo fillon me faktin se disa pacientë duhet t’i çojnë vetë dyshekët, batanijet dhe jastëkët në spital. Me kërkesën për t’i dhënë fund bllokimit, Cuculi po dërgon sinjalin e gabuar”.

Sipas tij, “nëse edhe një mjek pretendon se Corona ka mbaruar, kjo është e rrezikshme. Kjo konfirmoi njerëzit që pretenduan se pandemia nuk ishte e keqe.

F.H ka shtuar se përmes këtij postimi, doktori dukej se kishte kaluar në një tjetër ekstrem.

“Në shtator, ai i bëri thirrje popullatës shqiptare të vaksinohet në një video në Facebook”.

Meqë në Zvicër jetojnë shumë shqiptarë, nw muajin gusht tw vitit tw kaluar mjeku Florim Cuculi pwrmes Blick i pati bwrw thirrje të gjithëve që të vaksinohen pasi shifrat e rasteve të reja po rritjen ndjeshëm nga prania e variantit “Delta”.

“Ju lutem vaksinohuni, është shumë me rëndësi. Të nderuar bashkatdhetarë, ju drejtohem juve me një lutje: Ju lutem vaksinohuni. Me vaksinën për Covid, ju mbroni veten tuaj, familjen, të dashurit dhe shoqërinë tuaj sepse një njeri që është i sëmurë me Covid dhe kemi parë që ka edhe të rinj edhe pleq që sëmuren, edhe të rinj, edhe pleq që vdesin. Kur ti je në stacionin intensiv për 3-4 javë, në atë kohë shumë njerëz të tjerë që janë shumë të sëmurë, që i duhet operacioni i zemrës apo i tumorit, nuk mund të operohen. Prandaj ju lutem vaksinohuni”.

Marketing