Marketing

Pas rreth dy pre diskutimesh që përfaqësuesit e OVL-UÇK-së zhvilluan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, Faton Klinaku deklaroi se nuk është arritur të bien dakord për kërkesat e tyre.

Klinaku u shpreh se Kurti u ka premtuar që do t’ju dërgojë një propozim organizatave të dala nga lufta e UÇK-së me shkrim.

Sipas përfaqësuesve të këtyre organizatave është diskutuar edhe për listat e veteranëve, që Kurti pretendon se janë të fryra, por që ata kanë thënë se duhet të lihet gjykata të flasë për këtë çështje.

Klinaku: Do të vazhdojë protesta

“Ne e kishim një takim me kryeministrit Kurti, ministrin e Financa me kryetarin e Financave.  I kemi diskutu shumë çështje por kërkesa jonë ka qenë kjo që do të vazhdojmë ti zhvillojmë protestat e veteranëve, familjeve të dëshmorëve që me këtë cështje ne, me kryeministrin nuk u darkoduam sepse kërkuam të kthehet pika 3.1, që e ka ndryshu kjo qeveri me Kuvendin që me atë pikë e kanë largu beneficionin e veteranit të luftës që është me ligj, që nuk mund të jetë më pak se paga minimale. Ne i thamë që kërkojmë që pika 3.1 të kthehet dhe në seancat që do të mbahen ne do të vazhdojmë me protesta derisa të rregullohet, nëse këta e rregullojnë më mirë se sa ka qenë është cështje e cdo qeverie të kontribuojë më shumë qoftë për veteranët por edhe për shtresat tjera”, tha Klinaku përcjell Insajderi.

I pyetur se cila ka qenë përgjigja e Kurtit, ai tha se do t’ju përcjell diçka me shkrim.

“Tha se do tju përcjelli disa propozime me shkrim e presim cka podorëzon me shkrimin, për qëndrimi jonë është që nuk do të dorëzohemi për pikë 3.1”, tha ai derisa paralajmëorjë se nuk do të dorëzohen.

Marketing