Udhëheqësit e Grupit të Shtatë Demokracive më të Pasura (G7) përfunduan samitin treditor në Gjermani me qëndrimin e bashkuar se do të mbështesin Ukrainën aq sa është e nevojshme në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.

Marketing

Në një deklaratë përfundimtare nga samiti i G7 në resortin luksoz të Elmau, liderët deklaruan se do të shqyrtonin hapa të gjerë për të kufizuar të ardhurat e Kremlinit nga shitja e naftës, e cila financon luftën kundër Ukrainës.

Deklarata la detaje kyçe sesi kufizimet në çmimet e karburanteve fosile do të funksiononin në praktikë, kjo është arsyeja pse priten bisedime shtesë në javët e ardhshme për të vlerësuar masat për ndalimin e importit të naftës ruse mbi një sasi të caktuar.

Kjo do të ndikonte në një burim kyç të të ardhurave të Rusisë dhe, në teori, do të zbuste kërcimet e çmimeve të energjisë në botë që janë pasojë e luftës në Ukrainë.

Udhëheqësit ranë dakord gjithashtu të ndalojnë importin e arit rus dhe të rrisin ndihmën për vendet e prekura rëndë nga mungesa e ushqimit për shkak të bllokadës së dërgesave të drithit nga Ukraina përtej Detit të Zi.

Tema kryesore e samitit në Alpet bavareze ishte uniteti në konfliktin midis shtatë demokracive më të pasura dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Anëtarët e G7 kanë ndarë 29.5 miliardë dollarë këtë vit për të ndihmuar Ukrainën, me 60 miliardë dollarë të lënë mënjanë nga aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në 2014.

Udhëheqësit e G7 ranë dakord gjithashtu të shpenzojnë 4.5 miliardë dollarë për çështjet e sigurisë ushqimore në mbarë botën, të përkeqësuara nga rritja e çmimeve të drithërave dhe ushqimeve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Anëtarët e Grupit të Shtatë Demokracive më të Pasura kanë premtuar gjithashtu formimin e një “klubi të ri klimatik” për vendet që duan të ndërmarrin hapa më ambicioz në luftën kundër ngrohjes globale.

Lëvizja, e mbështetur fuqimisht nga kancelari gjerman, mikpritës i samitit të G7, Olaf Scholz, do të thotë se anëtarët e klubit do të bien dakord për masa më të ashpra për të reduktuar emetimet e gazit serrë për të parandaluar rritjen e temperaturave globale me më shumë se 1.5 gradë Celsius në shekullin 21, krahasuar me atë para-industrial.

Foto: Arkiv

Marketing