Raundi i tretë i bisedimeve në mes Rusisë dhe Ukrainës ka përfunduar me përparim të vogël, sipas negociatorit ukrainas.

Marketing

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak ka thënë se bisedimet nuk “përmirësuan ndjeshëm situatën” në tërësi, shkruan Skynews.

Megjithatë, ai theksoi se një përparim i vogël është bërë në marrëveshjen logjistike për evakuimin e civilëve, pasi gjashtë korridore humanitare u krijuan këtë mëngjes.

Podolyak tha se të dyja palët do të vazhdojnë bisedimet për një armëpushim.

Në përfundim të raundit të tretë të negociatave Rusi-Ukrainë për luftën, palët po bëhen gati për takimin e radhës.

“Një raund i katërt negociatash me Ukrainën pritet në “të ardhmen shumë, shumë të afërt”, thotë një negociator rus, raporton Reuters.

Pas bisedimeve jo përfundimtare sot në Bjellorusi, negociatori rus Leonid Slutsky tha se një raund tjetër bisedimesh do të ndodhë së shpejti, por nuk dha një datë të saktë. /albora.ch/

Marketing