Agjencia franceze e lajmeve AFP ka njoftuar se ka përfunduar biseda telefonike në mes të presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Marketing

Telefonata siç kanë treguar nga Shtëpia e Bardhë ka zgjatur më shumë se një orë, transmeton albora.ch.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, I tha Putinit se nëse Moska ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, bashkë me aleatët dhe partnerët, SHBA do të përgjigjet me vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda ndaj Rusisë.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar në diplomaci, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, ne jemi po aq të përgatitur për skenarë të tjerë,” ka thënë Biden sipas Shtëpisë së Bardhë.

Para se të fliste me Biden, Putin foli me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili tha se të dy bien dakord për nevojën për të kërkuar një mjet diplomatik për t’i dhënë fund krizës gjatë bisedës së tyre telefonike./albora.ch/

Marketing