Për të hyrë në Kosovë prej sot nevojitet dëshmia e vaksinimit me dy doza .  

Marketing

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi me 5 dhjetor të vitit që lamë pas ka prezantuar masat e reja për parandalim të virusit COVID-19.

Latifi pati deklaruar se masat e reja janë të nevojshme, sepse sipas raporteve të IKSHPK-së situata vazhdon të jetë ende në rrezik.

Masat në fuqi nga sot: 

Nga sot rikthehet mundësia e vaksimit edhe gjatë ditëve të vikendit, nëpër të gjitha qendrat statike dhe pikat mobile të vaksinimit

Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë çetifikatën e vaksinimit të plotë, kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj duhet të kërkohet testi RT-PCR negativ, ose dëshmia se personi e ka kaluar COVID-19.

Nga 3 janari i vitit 2022 për hyrje në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit me dy doza.

Për të inkurajuar vaksinimin dhe për të lehtësuar qasjen e qytetarëve për vaksinim në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit.

Tani që ka filluar vaksinimi edhe i qyetatrëve mbi moshën 12 vjeçare e tutje, nga kërkesa për të poseduar njërën nga dëshmitë e lartëpërmendura, mes kategorive do të lirohen personat nën 12 vjeç, personat me dëshmi mjekësore që kanë kundërindikacione shkencore të vërtetuar për mosvaksinim. Personat e tillë duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, si dhe disa kategori të tjera.

Udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat dhe atyre në qendra tregtare dhe gastronomi do t’u kërkohen dëshmitë si vaksinimi i plotë apo i pjesshëm, mirëpo bashkë me të dëshmia e shërimit apo rezultatin negativ të RT-PCR-së. /albora.ch/

Marketing