Një 46-vjeçar Italian në Rodos, akuzohet se ka plagosur me thikë dhe sëpatë një 38-vjeçar shqiptar, pasi e kishte rrëmbyer për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, raporton protothema, përcjellë albora.ch.

Marketing

Shqiptari iu tregoi policëve se në orën 5 të pasdites së një dite më parë, dy të njohur të tij italianë e kishin ftuar në dyqanin e tyre në Rodos. Aty e ndaluan, ia lidhën gojën, ia lidhën krahët, këmbët dhe qafën me litar dhe kabllo, e çuan në një magazinë dyqani, e rrahën me thika dhe sëpatë.

Pas denoncimeve, policia ka shkuar në dyqanin e 46-vjeçarit ku ka lokalizuar 35-vjeçarin, e ka arrestuar ndërsa i ka gjetur dhe konfiskuar tre thika, një sëpatë, një litar dhe një bluzë dhe një shami me të cilën 38-vjeçari shqiptar thoshte se i kishin zënë gojën.

Pas arrestimit të dy italianëve, shqiptari ka treguar se e gjithë kjo ngjarje ka nisur për shkak të parave për të blerë dhe shitur një motor me dy rrota.

Pas përfundimit të hetimeve të dy personat u lanë të lirë me kushtet shtrënguese të ndalimit të daljes jashtë vendit, paraqitjes dy herë në muaj në komisariatin e zonës së tyre dhe pagesës së një garancie prej 5000 euro për 46-vjeçarin italian dhe 1000 euro për nipin 35-vjeçar./albora.ch/

Marketing