Disa spitale në të gjithë Evropën po refuzojnë një djalë tre vjeçar, i cili ka nevojë për një operacion për shkak të një sëmundjeje të zemrës. Arsyeja është statusi i vaksinimit të prindërve të tij.

Fillimisht ata u përpoqën ta trajtonin tre vjeçarin në vendin e tij në Qipro, por pasi atje mungonin pajisjet e nevojshme që do të nevojiteshin për një operacion të tillë në zemër, Ministria e Shëndetësisë e Qipros organizoi një datë operacioni në Gjermani, transmeton albora.ch.

Por një ditë para operacionit, spitali i Frankfurtit refuzoi operacionin me arsyejen se prindërit e trevjeçarit nuk janë të vaksinuar.

Marketing

E pas anulimit në Frankfurt, prindërit ishin vaksinuar, por atyre iu desh të prisnin gjashtë javë për t’u trajtuar në spitalet e huaja.

“E di që pacientët e pavaksinuar mund të trajtohen në spitalet gjermane, por nuk e dija që edhe unë duhej të vaksinohesha që fëmija im të mjekohej. Po ta dija, do ta kisha bërë menjëherë. Por unë jam i shëndetshëm dhe nuk doja të vaksinohem”, tha babai i djalit.

Gjithsesi për vogëlushin ka një fund të lumtur, ai do mund të operohet në një spital privat në Greqi./albora.ch/

Marketing