Një kthesë e re në nocionin e ‘përpikshmërisë’ ndodh nëse hipni në një tren në Zvicër pa një biletë në dorë.

Marketing

Siç raportohet në media “një burrë i ndershëm 72-vjeçar”,  u gjobit nga Hekurudhat Federale Zvicerane për blerjen e biletës së tij të trenit një minutë e gjysmë me shumë vonesë.

Pensionisti Jean-Robert mori trenin nga Lenzburg për në Hunzenschwil në kantonin Aargau. Ai donte të blinte biletën e tij në internet para se të hipte por sipas tij telefoni nuk e njohu në fillim për shkak të maskës dhe më pas i’u mjegulluan syzet, transmeton albora.ch.

Më në fund ai ishte në gjendje të përfundonte transaksionin kur ishte tashmë në tren, me biletën e blerë një minutë e gjysmë pas nisjes.

Por, udhëtim i tij nuk përfundoi i qetë, pasi kur kontrolloi biletën e tij, Jean-Robert pa se u godit me një gjobë prej 90 frangash për mospagimin e biletës përpara se të hipte në tren.

“Blerja e biletës duhet të përfundojë plotësisht përpara nisjes së trenit. Rregulloret janë të qarta për këtë temë dhe për një arsye të mirë. Në trenat me kontrolle sporadike, klientët duhet të kenë biletën e tyre përpara nisjes” thanë zyrtarë të hekurudhave federale zvicerane.

Sa i përket Jean-Robert, ai dërgoi me kujdes një kartëmonedhë 100 franga në SBB, shoqëruar me një letër që i thoshte kompanisë se mund ta ruanin ndryshimin “për të përmirësuar buxhetin e mirëmbajtjes për mjetet tuaja lëvizëse”./albora.ch/

Marketing