A është udhëtimi në kohë i mundur? Pyetja vazhdon të kërkojë përgjigje sa i takon aplikimit praktik të teorive të fizikës. Sidoqoftë, një avion i “United Airlines” bëri diçka të ngjashme, edhe pse nuk ishte ekzaktësisht një udhëtim në kohë.

Marketing

Avioni u nis nga kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, në 2023-shin dhe udhëtoi përmes kohës duke u ulur në Shtetet e Bashkuara në 2022-shin. Pasagjerët e avionit teknikisht udhëtuan një ditë në të kaluarën për shkak të lëvizjes së tyre në zonat kohore.

Ata hipën në bord 29 minuta nga hyrja e 1 janarit 2023 në aeroportin ndërkombëtar “Incheon”, por avioni u ul në San Fransisko në orën 17 e 1 minutë të së shtunës, më 31 dhjetor 2022.

Avioni hyri në një zonë që është më pak se 23 orë përpara zonës kryesore duke u nisur nga Azia për në Amerikë, zonë e cila rritet teksa mjeti fluturues vazhdon udhëtimin e tij. Ai ishte ende në 2023-shin në orën 14 e 43 të ditës së shtunë, me orën braziliane, pasi kishte qëndruar në ajër për dy orë e 13 minuta.

Më pas Boeing-u kaloi të ashtuquajturën “vija e datës”, që është 180 gradë nga meridiani i Grinuiçit dhe pasagjerët u transportuan sërish në 2022-shin. Fluturimi zgjati 9 orë dhe 46 minuta në total.

Marketing