Shqiptarët jetojnë në banesa me sipërfaqe të vogla. Sipas të dhënave të INSTAT rezulton se më shumë se gjysma e familjeve shqiptare ose më saktë 54.1% jetojnë në banesa me sipërfaqe që variojnë nga 51 deri në 90 m2.

Marketing

Ndërkohë që numri i familjeve që kanë një banesë mbi 130 metra katrorë mbetet shumë i vogël dhe rezulton se është vetëm 6.2% Banesat sipërfaqet e të cilave variojnë nga 91-130 m2 , renditen në vendin e dytë për sa i përket përqendrimit të familjeve që jetojnë në to.

Vetëm 34,8% e familjeve shqiptare kanë një shtëpi me sipërfaqe mbi 91 m2. Në krahasim me vitin 2020 është regjistruar një rënie e përqindjes së familjeve që jetojnë në banesa të tilla.
Ndërkohë në bazë të qarqeve Durrësi dhe Elbasani, Berati dhe Fieri rezultojnë se kanë numrin më të madh të familjeve që jetojnë në banesa me sipërifaqe të mëdha .

Në qarqet Shkodër dhe Korçë është regjistruar rritje e numrit të familjeve që jetojnë në banesa me sipërfaqe me më shumë se 130 m2.

Por pavarësisht sipërfaqes së vogël të banesave 90.2 % e familjeve në vendin tonë sipas Institutit të Statistikave janë pronarë të banesës ku jetojnë duke u renditur të parët në Europë. Ndërkohë burimet kryesore të ngrohjes në familjet shqiptare për vitin 2021 janë drutë e zjarrit dhe qymyri ndjekur nga energjia elektrike dhe gazi .

Rreth 70 % e familjeve në kryeqytet përdorin energjinë elektrike për tu ngrohur e ndjekur nga Vlora
Ndërkohë që qarqet Kukës, Dibër dhe Korçë familjet kanë përdorur “dru zjarri apo qymyr” si burim kryesor të ngrohjes .

SIPËRFAQET E BANESAVE

54,1% e familjeve 51-90 m2

34.8% e familjeve 91-130 m2

4.9% e familjeve nën 50 m2

6.2% e familjeve  mbi 130 m2

Marketing