Rita Ora ka publikuar një foto të Elizabeth II në rrjete sociale, ku shkruan se ndihet mjaft e trishtuar pas ndarjes së Mbretëreshës nga jeta.

Marketing

Këngëtarja thekson se Mbretëresha ishte një frymëzim për të gjithë.

“Mendoj se nuk jam e vetmja me një ndjenjë të madhe humbjeje dhe trishtimi sonte. Mbretëresha ishte një grua e pabesueshme që i dha gjithë jetën vendit të saj. Ajo mbretëroi me një hir, elegancë dhe nder të tillë. Një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore në këtë kohë të vështirë dhe të trishtuar. U prehtë në paqe”– shkruan Rita.

Edhe Dua Lipa bëri një reagim pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

Dua ka postuar një foto të Mbretëreshës gjatë kurorëzimit të saj .

Marketing