Për një kohë të gjatë nuk dihej se nëse do të mbahej Karnevali i Baselit 2022, por tashmë bëhet e ditur se ai do mbahet.

Marketing

Qeveria e Baselit se bashku me Fasnachts-Comité, kanë vendosur që të lejojnë mbajtjen e karnevalit për tri ditë, pa kufizime kohore, raporton Blick – transmeton Albora.ch.

Përfaqësues të Qeverisë dhe Fasnachts-Comitén njoftuan të mërkurën se Fasnacht 2022 do të fokusohet në Gässle, do të thotë roaming falas i klikave dhe Guggenmusik.

Ai pritet të fillojë në orën 04:00 të mëngjesit të hënnën e 7 marsit dhe do të përfundojë të enjtën po ashtu në ora 04:00 të mëngjesit.

Ekspozita e fenerëve do të zhvillohet gjithashtu të martën e karnevaleve, më 8 mars, por me kusht që klikat të kenë pikturuar fare pak në prag të karnevalit.

Gjithashtu janë të lejuara edhe shfaqjet e Schnitzelbank në ambiente të mbyllura, por megjithatë paradat tradicionale pasidtëve të së hënës dhe të mërkurës dhe marshimi i yjeve të Guggenmusik janë anuluar.

Marketing