Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, ka thënë se heqja e kufizimeve kundër coronavirusit shumë herët, mund ta zgjasë ndjeshëm kohëzgjatjen e pandemisë.

Marketing

Sipas tij, nëse disa kufizime hiqen shpejt, do të zgjatet ndjeshëm vala e pandemisë.

“Nëse disa kufizime hiqen shpejt, ne do ta zgjasim ndjeshëm valën. Ndoshta nuk do të rrezikojmë vetëm frenimin në një vend, por nuk do të arrijmë as qëllimin tonë për ta rrafshuar kurbën. Kemi një situatë ku ka shumë pak gjasa që të mos ketë variante të reja. Është gjithashtu shumë e pamundur që variantet e reja të jenë gjithmonë më pak të dëmshme se ato që ekzistojnë tashmë. Fatkeqësisht, nuk ka absolutisht asnjë arsye virologjike apo epidiemiologjike që e mbështet këtë. Shumë nga variantet me të cilat ndoshta do të duhet të vazhdojmë të merremi, tashmë ekzistojnë. Ato janë tashmë brenda njerëzve dhe në process të zhvillimit. Dhe ndoshta janë edhe brenda kafshëve. Pra, për fat të keq, kjo nuk ka mbaruar ende”, ka thënë Lauterbach.

Marketing