Belgjika do të fillojë me administrimin e dozës së katërt kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë Wouter Beke njoftoi se duke filluar prej sot u është dërguar ftesë personave me imunitet të dobët për dozën e katërt të vaksinave Pfizer-Biontech ose Moderna, transmeton albora.ch.

Beke kujtoi se ky grup në shtator të vitit 2021 kanë marrë dozën e tretë ndërsa në fazën e parë do t’u dërgohen ftesa 200 mijë personave.

Të paktën 74 për qind e popullatës 11.4 milionëshe të Belgjikës ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa në dozat përforcuese kjo përqindje është 49.

Rastet mesatare ditore me COVID-19 në vend janë rreth 38 mijë./albora.ch/

Marketing