Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të nis në çdo kohë. Lajmin e bëri të ditur gjatë një konference për media zëvendës zëdhënësja, Karine Jean Pierre.

Marketing

“Rruga për diplomacinë mbetet në dispozicion…por ne jemi të qartë për perspektivat në terren me mbi 100 mijë trupa ruse të grumbulluara në kufi me Ukrainën. Nëse Rusia pushton Ukrainën ne jemi të gatshëm të imponojmë kosto të rënda ndaj Rusisë, në koordinim me aleatët dhe partnerët tanë. Mbetet e paqartë rruga që do të zgjedh të ndjek Rusia, sepse ne nuk e dimë se çfarë vendimi do të marrë ai (Putin). Ne jemi në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët tanë”.

Edhe gjatë javës së kaluar, SHBA paralajmëroi se së shpejti do të mund të fillojë pushtimi i Ukrainës.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e shpalli të mërkurën e 16 shkurtit, “Ditë Kombëtare të Unitetit”. Zelensky tha se kjo edhe mund të jetë dita kur do të sulmohen./albora.ch/

Marketing