Presidentja së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Austri- Kosovë, të kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandl dhe në përbërje të të cilit ishin edhe zyrtarë të lartë austriak dhe afaristë, shkruan Albora.ch.

Marketing

“Në takim me delegacion austriak, Presidentja Osmani ka falënderuar shtetin e Austrisë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme përgjatë historisë.  

Presidentja Osmani është angazhuar për një partneritet më të fuqishëm me Austrinë, të cilën e ka konsideruar një aleate dhe mbështetëse në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

U diskutua edhe për procesin e dialogut me Serbinë, teksa Presidentja Osmani potencoi obstruksionet e Serbisë në procesin e dialogut, duke e penguar dialogun dhe duke u përpjekur që nëpërmjet përdorimit të bandave kriminale në veri ta destabilizojë jo vetëm Kosovën. Në këtë frymë, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar  për kontribut për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, në koordinim me aleatët.

Presidentja Osmani shtoi Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtejme nga partnerët për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, sepse avancimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare sjellë më shumë stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Më tej, në takim u diskutua edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, ndaj në këtë kontekst Presidentja Osmani përmendi potencialin ekonomik që ka Kosova, sikurse edhe mjedisin e favorshëm për investitorët e huaj.

Politika e jashtme, arsimi, shëndetësia dhe shkëmbimi tregtar u përmendën në kontekst të thellimit të bashkëpunimit të Kosovës me Austrinë, thuhet në njoftimin për media.

Albora.ch

Marketing