Me iniciativë të Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë (White House Historic Association), Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dhe fëmijët e shkollës “Xhemail Mustafa” kanë shënuar Ditën e Presidentit, shkruan Albora.ch.

Marketing

Në këtë ngjarje, Presidentja Osmani e ka nderuar Presidentin Clinton për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Fjalimi i plotë i Presidentes Osmani:

Fjalimi i Presidentes Osmani në inciativën e Shoqatës Historike të Shtëpisë së Bardhë

Përshëndetje të gjithëve,

Të nderuar z. Mustafa dhe z. Rexhepi,

Shumë të dashur nxënës të shkollës Xhemail Mustafa, çfarë kënaqësie e jashtëzakonshme të jemi sot bashkë me ju, dhe po i jepni bukuri kësaj ngjarje, me të cilën po e nderojmë Presidentin Clinton dhe kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,

Duke qenë se kjo ngjarje organizohet bashkë me Shoqatës Historike e Shtëpisë së Bardhë (White House Historical Association), fjalimi do ta mbajë në anglisht, sepse këtë ngjarje, përfshirë edhe kontributin tuaj do ta përcjellim edhe tek Global Clinton Initiative, pra do ta sheh edhe vet Presidenti Clinton.

Marketing