Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në Slloveni, ka takuar mërgatën tonë në këtë vend, për të cilën thotë se është shpirti dhe zemra e Kosovës.

Marketing

Osmani ka shkruar në Facebook se për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar.“Takimi me mërgatën tonë, sjell gjithmonë emocione të veçanta. Gjatë vizitës në Slloveni zhvillova një bashkëbisedim të këndshëm me mërgatën tonë të çmuar, e cila është shpirti dhe zemra e Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani, transmeton Telegrafi.“Për Kosovën është pasuri një mërgatë e angazhuar dhe mirë e integruar. Përtej kontributit financiar, mërgata po luan rol më rëndësi në zhvillimin e Kosovës, por edhe në ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në vendet ku jetojnë”, ka shkruar ajo.

Marketing