Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, si dhe me ambasadorët e QUINT-it.

Marketing

Në këtë takim është diskutuar për dialogun Kosovë dhe Serbi.

Presidentja, ka bërë të ditur se në takim gjithashtu është diskutuar edhe për sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë.

“Diskutuam zhvillimet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, shkroi Osmani në Twitter.

Osmani falënderoi Carpenter për ftesën për t’u takuar me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së në OSBE.

Marketing