Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë zhvilluar një takim me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Marketing

Osmani dhe Kurti, udhëtuan për në Francë, për të qenë pjesë e Forumit të Paqes në Paris krahas liderëve tjerë botërorë e udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare.

Burime ndërkombëtare të Klan Kosovës, kanë thënë paraprakisht se presidenti francez Macron, sot pasdite pritet t’i takojë ndaras delegacionet, të Kosovës dhe atë të Serbisë.

Me të përfunduar takimi i Macron me Vuçiq, tashmë ka nisur edhe takimi me presidenten dhe kryeministrin kosovar.

Marketing