Partia Socialdemokrate e ka thirrur një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të shtunën.

Marketing

“Të shtunën, më 29 janar, në orën 14:00, takohemi në Sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër këtij shtrenjtimi të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

PSD-ja thotë se Qeveria është rreshtuar me KEDS-in the po i bën zgjdihje kësaj kompanie.

“Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?””, thotë PSD.

Sipas kësaj partie, Qeveria ka dalë në anën e KEDS-it dhe në anën e bizneseve të mëdha private, të cilat nuk preken nga tarifat e reja të energjisë elektrike, të propozuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

“Qeveria ka marrë anë. Është reshtuar me bizneset e mëdha private. Të vetmit që nuk do të preken nga rritja e rrymës. Është koha të marrim anë edhe ne. Ne qytetarët që do t’ua paguajmë rrymën oligarkëve. Është koha të organizohemi kundër kësaj padrejtësie”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

“Këto vendime të gabuara kanë opozitë në këtë vend. Dhe kanë opozitë të madhe. Prandaj ftojmë gjithë opozitën e shtrenjtimit të energjisë elektrike që të bashkohemi në protestë”, thuhet në fund./albora.ch/

Marketing