Një hetim kompleks i kryer vitet e fundit nga agjentët e Komisariatit të Policisë së Rietit, i koordinuar nga Prokuroria Publike vendave, përfudnoi me ndalimin e 31 personave dhe çmontimin e 4 rrjeteve kriminale të furnizimit me lëndë narkotike.

Marketing

Organizatat “dyndën” territorin e Rietit me kokainë, hashash dhe marijuanë, shkruan policia.

Hetimi nisi me arrestimin e një shtetasi shqiptar nga hetuesit e Policisë së Shtetit pas një aktiviteti të gjatë hetimi dhe vëzhgimi që mundësoi konstatimin e trafikut të kokainës.

Pas këtij arrestimi, në fakt, agjentët e Policisë së Shtetit identifikuan dhe prishën rrjetin e parë të furnizimit, duke sekuestruar një sasi të madhe kokaine nga Campania që do të futej në tregun e Rietit nga shtetasi shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij.

Bashkë me shqiptarin, janë arrestuar edhe 8 persona të përfshirë në shitjen e mbi 200 gramë kokainë blerësve të Rieti të cilët prisnin ngarkesën në një apartament në lagjen Villa Rieti.

Hetimet e mëpasshme nga agjentët e Policisë së Shtetit bënë të mundur identifikimin e kanaleve të tjera të furnizimit me drogë: i pari, që vinte nga Terni, ku një tjetër shtetas shqiptar, me bashkëpunimin e një gruaje, do të fuste edhe 15 gramë të tjera kokainë; e dyta, e ardhur nga Roma, në të cilën një burrë me banim në Contigliano, i kishte shitur një shpërndarësi lokal droge mbi 250 gram hashash.

Marketing