Nëna e 45-vjeçarit shqiptar, Spartak Dyrmishi, i cili përdhunoi një 34-vjeçare greke dhe tentoi të përdhunonte një shtetase tjetër ka ndihmuar autoritetet greke për të arrestuar të birin e saj.

Marketing

Spartak Dyrmishi u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme nga Policia e Vlorës, ndërsa ishte larguar drejt Shqipërisë më 27 tetor të këtij viti Ai iu është dorëzuar policisë greke në kufirin e Kakavijës, i shoqëruar nga policët dhe me pranga në duar.

Autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke.
Pas arrestimit të të birit, e ëma e Spartak Dyrmishit ka folur në emisionin “T-live” në Alpha TV. Ajo ka treguar saktësisht se çfarë ka ndodhur me arrestimin e të birit në Shqipëri.

Nëna e Spartakut tha se ka qenë shoku i autorit ai që i ka dhënë policisë shqiptare vendndodhjen e të birit.

“I thashë motrës sime që jeton në Shqipëri që t’i jepte çelësin e shtëpisë policisë shqiptare. Kur policia arriti në shtëpi me një vinç, u përpoqën ta arrestonin, por djali im theu grilat dhe u arratis nga dritarja. Ai u tha policëve se do të vishte rrobat por i gënjeu. Më pas ai shkoi të fshihej në garazhin e një shoku të tij, por ky i fundit mori në telefon policinë, i tregoi vendin ku fshihej Spartaku, e kështu Spartaku u arrestua”, ka thënë nëna e përdhunuesit.

Ai ka shkuar në garazhin e një shoku për t’u fshehur, por shoku i tij ka lajmëruar policinë dhe kështu e kanë kapur”, tha nëna e arrestuar.
Më tej e ëma e Spartakut kërkoi falje publike për veprimet e të birit. 43-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë.

Marketing