Një oficer policie në Florida është nën hetim pasi ai u filmua duke kapur nga fyti një police femër kur ajo u përpoq ta largonte atë nga një i dyshuar i prangosur.

Marketing

Gjithçka ndodhi kur policët arrestuan një burrë për dhunë, pasi kishte grushtuar disa persona brenda dyqanit, raporton nypost, përcjellë albora.ch.

Sipas pamjeve, Pullease e kapi oficeren për fyti dhe e shtyu drejt një makine tjetër patrullimi.

Shefi i policisë së Sunrise, Anthony Rosa e përshkroi sjelljen e Pullease si “të neveritshme”, dhe e publikoi videon pa asnjë audio dhe nuk pranoi të zbulonte se çfarë i kishte thënë Pullease të dyshuarit të prangosur.

“Më duket e papërshtatshme dhe joprofesionale, sepse ai e përshkallëzoi situatën kur në të vërtetë kërkohej qetësi,” tha shefi.

Pullease është caktuar të punojë në tavolinë mes hetimeve në vazhdim dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë. /albora.ch/

Marketing