Kriza ekonomike që ka përfshirë vendin pas ngritjes së theksuar të  çmimeve të artikujve bazikë, dhënia e  shujtave për nxënësit e shkollave fillore në Komunën e Prishtinës, do të ishte një ndihmesë për familjet që kanë fëmijë ne shkollë.

Marketing

Ndarjen e shujtave e kërkojnë edhe nxënësit e Shkollës “Faik Konica”, në Prishtinë, por ata thanë se duan më shumë cilësi dhe llojllojshmëri të ushqimeve.

Ata shpresojnë që do t’u shpërndahet sërish ushqimi.

Kish qenë mirë me qenë disa me vishnje, eurokrem, djathë. Kiflet më herët nuk i kemi ngrënë krejt, veç kur kanë qenë me ‘nutella’ ose djathë, edhe kanë qëlluar nganjëherë të prishur edhe qumështi edhe kiflet”, thotë një nxënës, për Radio Kosova.

Të rëndësishme e shumë të nevojshme këtë gjë e sheh edhe mësuesja Vjosa Zagragja – Salihu,  mësimdhënëse në Shkollën “Faik Konica”.

Ajo thotë se është e  nevojshme të rifillojë shpërndarja e shujtave, sidomos tash në këtë kohë kur kemi rritje të çmimeve te produkteve ushqimore.

“Me rritjen e këtyre çmimeve që po shkojnë duke u ngritur çdo herë e më shumë, do të ishte mirë të jepen përsëri për nxënësit e shkollave fillore, veçse kualiteti duhet të ndryshohet pak”, tha ajo.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Prishtinës, Jeton Demi, ka thënë se mirë do të ishte që qeverisja aktuale ne Prishtinë të planifikonte shumë më mirë për shujtat sesa që ishte planifikuar në të kaluarën.

“Mos të kemi formalitet ose ofrim të ushqimeve të cilat nuk kanë vlera ushqimore dhe nuk mund të përmbushin nevojat për ushqim dhe rrjedhimisht nuk mund të quhen shujta”, tha ai.

Në Drejtorinë Komunale të Arsimit thonë se çështja e shujtave për nxënës është në proces të shqyrtimit dhe planifikimeve buxhetore për projekte të caktuara, që nuk janë përfshirë në vitin  2022. Edhe ky projekt do të jetë në kuadrin e shqyrtimeve nga ekspertët e fushës përkatëse.

Marketing