Me 4 qershor, është mbajtur pjesa e parë e testit të arritshmërisë ku nxënësit që kanë përfunduar klasën e nëntë i janë përgjigjur 100 pyetjeve nga katër lëndë. Ministria e Arsimit e vlerësoi procesin të rregullt, pavarësisht se pyetjet sërish u shpërndanë nëpër rrjete sociale. Ndërsa nxënësit thanë së kishin pasur pyetje edhe nga mësimet që nuk i kanë mësuar dhe të përsëritura nga vitet e kaluara.

Marketing

Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, tregoi për KosovaPress se testi ka nisur në kohë në të gjitha qendrat e testimit, përveç një qendre në Ferizaj dhe një në Lipjan ku ka pasur mungesë të administratorëve.

Elezi pohoi se një numër i konsiderueshëm i nxënësve janë kapur duke përdorur telefonin, por nuk e saktësoi sa, pasi tha se janë duke pritur të gjitha raportet nga terreni.

“Në një qendër në Ferizaj kemi pasur mungesa të administratorëve, mirëpo shumë shpejtë është zgjidhur ai problem, aty ka pasur pak vonesë në fillimin e testit dhe në një qendër në Lipjan. Ndërsa, në qendrat e tjera çdo gjë ka shkuar më rregull, administratorët kanë shkuar më kohë. Po ashtu ka pasur raste kur kanë përdorur telefonat dhe për këtë arsye janë larguar një numër bukur i madh nga testimi”, ka thënë Elezi.

Nxënësit e klasave të nënta të shkollës “Faik Konica” ishin caktuar të testoheshin në gjimnazin “Xhevdet Doda”.

Marketing