120 aksidente kanë ndodhur brenda njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Marketing

Fatkeqësisht një prej këtyre aksidenteve ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, në 36 aksidente ka pasur të lënduar, ka raportuar Policia e Kosovës.

E 83 aksidente përfunduan me dëme materiale.

Për shkak të mosrespektimit të shenjave të trafikut, Policia ka shpërndarë 2 mijë e 121 gjoba.

Marketing