Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës janë nisur në drejtim të Mitrovicës.
Burime të mediave vendore brenda policisë bëjnë më dije se Njësia Speciale do të rrijë në gjendje gatishmërie për ditën e nesërme kur Serbia mban referendumin kushtetues e të cilin Kosova nuk e lejon që të mbahet në territorin e saj.
“Arsyeja është pasi që nesër mbahet referendumi në Serbi. Ne do të qëndrojmë në gjendje gatishmërie për çdo intervenim. Ne jemi në gjendje gatishmërie 24/7”, ka thënë ky burim.
Kuvendi i Kosovës sot ka votuar një rezolutë të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër mbajtjes së këtij referendumi në Kosovë. Ndërsa njëra nga pikat e këtij referendumi thotë se institucionet duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për kundërshtimin e referendumit./albora.ch/