Pas dy lëkundjeve të forta të regjistruara në zonën e Hatajit në Turqi në rrjet po bëjnë xhiro pamjet nga momenti kur ranë tërmetet.

Marketing

Në videot e publikuara mëposhtë shihni se si njerëzit të tmerruar vrapojnë për të dalë nga ndërtesat.

Nga pamjet duket se tërmeti ka qenë shumë i fuqishëm, pasi copa betoni shihen teksa shkëputen nga pallatet.

Më herët kryetari i Bashkisë së Hatajit Lutfu Savas, tha për mediat lokale se nga informacionet paraprake mësohet se ka njerëz të mbetur nën rrënoja si pasojë e lëkundjeve të fundit.

Gjithashtu ai tha se një numër i konsiderueshëm banesash kanë mbetur të shkatërruara.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme rreth orës 20:04 Turqia në kufi me Sirinë u godit nga dy tërmete të forta.

Sipas stacioneve gjeologjike ndërkombëtare u bë me dije se dy tërmete të njëpanjëshme goditën vendin, ku i pari ishte me magnitudë 6.4 ballë, epiqendra e të cilit ishte në lagjen Defne të Hatajit, ndërsa tjetri ishte 5.8 ballë epiqendra e të cilit ishte në lagjen Samandag të Hatajit.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, i cili është ndjerë edhe në krahinat përreth, ka qenë në një thellësi prej 16.7 kilometrash.

Marketing