Dua Lipa ka lajme të reja! Këngëtarja me origjinë shqiptare, është shfaqur në publik me një mashkull misterioz.

Marketing

Mbrëmjen e djeshme, 27-vjeçarja, u shfaq shumë elegante, e veshur me një veshje të zezë. Teksa ishte duke u larguar nga festa e BAFTA Awards 2023, Dua ishte nën shoqërinë e një mashkulli misterioz me mjekërr.

Ylli i muzikës pop dukej e mahnitshme për eventin në Chiltern Firehouse, e veshur me një xhaketë të gjerë dhe pantallona lëkure, të kombinuar me një triko të shkurtër. Personi krah Duas ishte mbuluar me një pallto të zezë dhe me një kapele bejsbolli, të cilat ia mbulonin pak fytyrën.

Dyshja u fotografuan së bashku duke u ngjitur në pjesën e pasme në një makinë, duke marrë kohën e tyre pas festës.

Kujtojmë se artistja me origjinë shqiptare ishte në një lidhje dyvjeçare me modelin Anëar Hadid, 23 vjeç, përpara se të ndaheshin në dhjetor të 2021-shit. Ata nuk u fotografuan bashkë për gjashtë muaj, pasi këngëtarja ishte duke bërë këngë të reja në Londër dhe Los Angeles, ndërsa Hadid ishte në Neë York me qenin e tyre, Dexter.

Marketing