Marketing

Kristo Drolli, Ariel Kingji, Shpati Lena, janë vënë në prangat e policisë së Vlorës në kuadër të operacionit “Dallgët”.

ABC mëson se dy prej të arrestuarve, konkretisht Ariel Kingji dhe Shpati Lena ishin shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në vitin 2019. Sherri i nisur solli vrasjen e Arben Beqirajt. Bashkë me të u plagosën edhe djali i tij Egert Beqiraj si dhe nipi Nesim Hodaj.

Sot policia e Vlorës arriti t’i ndalonte në një makinë tip “BMW” ku bashkë me ta ishte edhe Kristo Drolli. Në kuadër të operacionit “Waves” (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Gazmend Alushi 50 vjeç, të cilët kishin armë me vete.

Si ndodhi ngjarja ku u përfshinë të arrestuarit?

Gjithçka nisi për një kalë. Ky kal I cili u tremb, prishi qetësinë e pushuesve që bënin plazh në muajin gusht të vitit 2019. Roja i kalit, Gazmend Alushi u dhunua brutalisht, ndërsa ishte punësuar nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit.

Roja u dhunua në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal. Pasi kishte marrë vesh për dhunimin e rojës së kalit, Ermal Xhezo bashkë me shokët e tij, Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji, (sot të arrestuar) të armatosur me automatikë dhe pistoleta, kanë shkuar për tu sqaruar me Arben Beqirajn. Por sqarimi ka përfunduar në sherr fizik dhe më pas në përdorimin e armëve. /albora.ch/

Marketing