Një pronar restoranti ka bërë thirrje që punëtorët të lejohen të punojnë edhe nëse janë të infektuar me Covid, kjo për të parandaluar mungesat e stafit pasi sipas tij virusi është i shfrenuar gjithsesi.

Marketing

Iyas Shaheen, pronari i restorantit dhe barit Sorrento në Australi, i kërkoi qeverisë të lejojë njerëzit që janë të infektuar por nuk kanë simptoma të punojnë, shkruan dailymail.co.uk, përcjell albora.ch.

Shefi tha se kishte humbur një të katërtën e fuqisë së tij të punës gjatë periudhës së ngarkuar të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri pasi stafi u detyrua të izolohej si kontakte të ngushta. E si pasojë e kësaj, restoranti u detyrua të largonte 400 klientë.

“Ne duhet të ecim përpara dhe ta lëmë virusin të përhapet, ne duhet ta trajtojmë atë si çdo sëmundje tjetër ku ju thërrisni të sëmurë nëse jeni të sëmurë, por nëse keni virusin dhe nuk jeni të sëmurë, mund të vini për të punuar dhe nuk ka pse të jetë e varur nga një test negativ”, tha ai për Courier Mail./albora.ch./

Marketing