Një mrekulli e jetës reale i ka ndodhur një shqiptareje në Itali. Ishte pothuajse java e 36-të e shtatzënisë, kur e reja shqiptare, u operua në zemër, pas një ataku të rëndë, por arriti të sjellë në jetë vajzën e saj 2.430 kg, raporton Salerno Notizie,përcjellë albora.ch

Marketing

Gruaja në fjalë, në shtatzëninë e saj të gjashtëmbëdhjetë, me nëntë fëmijë të lindur dhe shtatë aborte, mbërriti në spital në gjendje kritike, pasi pati një atak të vazhdueshëm në zemër dhe kishte dhimbje të forta.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën spitalore universitare San Giovanni di Dio e Ruggi d’Aragona në Salerno, aty ku kjo histori po shquhet si e pabesueshme, me një fund të lumtur, e cila pa një nënë luftarake përballë një prove të vështirë përpara se të lindte vajzën e saj të nëntë.

Nënë e bijë po ecin mirë, të dyja dëshmojnë se basnhkëpunimi i papritur mes mjekëve, profesionalizmi i secilit prej tyre, mund të shpëtojë shumë jetë, transmeton tutje albora.ch.

Marketing