Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim ndaj serbit M.B., i cili dyshohet për plagosjen e dy zyrtarëve policor në veri gjatë javë së kaluar.

Marketing

Në njoftimin e gjykatës thuhet se M.B. akuzohet për katër vepra penale.

“Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit M.B, për shkak të veprës penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin365 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm neni 365 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 410 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe Zjarr vënie nga neni 322 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Marketing