Një 26 vjeçar është gjetur i vdekur në Qendren e Azilit në Magurë e Lipjanit.

Marketing

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se policia ka nisur hetimet dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura.

“Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një trup të pajetë, në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 26 vjeç, shtetas i huaj. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit.​”- tha Borovci.

Marketing