Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka vlerësuar Presidencën Suedeze, e cila mori dje, 1 janar, kryesimin e Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) e cila ndryshon një herë në 6 muaj.

Marketing

Presidencën e BE-së të njohur edhe si Presidenca e Këshillit të BE-së, Suedia do ta marrë nga Çekia. Sakaq Nikolla ka vlerësuar Presidencën Çeke, duke thënë se gjatë kryesimit të tyre Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan negociatat e anëtarësimit në BE.

Nikolla kujtoi gjithashtu  arritjen  e konsensusit për liberalizimin e vizave me Kosovën gjatë  presidencës Çeke.

Pas përfundimit me sukses të Presidencës Çeke, Suedia mori Presidencën e rradhës së BE. Angazhimi për mbështetjen e Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë kundër agresionit të Rusisë nuk e pengoi BE-në të hedhë hapa të vendosur drejt zgjerimit dhe mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë Presidencës Çeke Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan negociatat e anëtarësimit në BE.

Shtetet anëtare dhanë gjithashtu pëlqimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, proces që do të realizohet brenda vitit 2023. Samiti BE-Ballkan Perëndimor i 6 dhjetorit ishte një sukses për Shqipërinë, rajonin dhe vetë BE-në.

Përgëzime kolegëve, Markéta Pekarová Adamová, Kryetare e Dhomës së Deputetëve, dhe Miloš Vystrčil, Kryetar i Senatit, për kontributin parlamentar në suksesin e Presidencës Çeke të BE-së, mbështetjen parlamentare të politikave të zgjerimit dhe fillimit të negociatave me Shqipërinë.Një Evropë më e sigurt, më e lirë, më e gjelbër, integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e popujve të rajonit në BE do të jenë prioritetet e Presidencës suedeze.

Urime Kryetarit të Riksdag, Andreas Norlén, për përgatitjet për një dimension të fuqishëm parlamentar të Presidencës suedeze, për të cilat do të diskutojmë me kolegët kryeparlamentarë evropianë në 26 janar. Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me Parlamentin Evropian, Riksdag-un suedez dhe parlamentet e vendeve të tjera anëtare për përshpejtimin dhe suksesin e procesit të negociatave”, shkruan Lindita Nikolla.

Marketing