Sipas një alarmi që ka bërë theguardian, qindra anëtarë të Shtetit Islamik (IS) mund të jenë duke jetuar me identitet rus në vendet e Bashkimit Evropian, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Me pandeminë e COVID-19, ka lulëzuar industria online e pasaportave false për njerëzit me lidhje me Shtetin Islamik.

Sipas “The Guardian”, rrjeti i falsifikatorëve dyshohet se drejtohet nga një shtetas uzbek që jeton në Turqi, me pasaporta me të dhëna të rreme që u jep mundësinë anëtarëve të IS-it për të lënë Sirinë dhe për të udhëtuar më tej në Mbretërinë e Bashkuar, BE, Kanada dhe SHBA.

Rrjeti u ofron klientëve pasaporta të falsifikuara të cilësisë më të lartë. Çmimi i tyre fillon nga 15 mijë dollarë.

Qindra njerëz që kaluan kufirin sirian në Turqi ilegalisht i kanë përdorur ato për të udhëtuar në vendet perëndimore nga aeroporti i Stambollit. /albora.ch/

Marketing