Pas apeleve nga industria e udhëtimit, qeveria angleze ka njoftuar se rregullat e testimit për njerëzit që udhëtojnë në Angli do të lehtësohen.

Marketing

Nga dita e premte e 7 janarit, udhëtarët plotësisht të vaksinuar që shkojnë në Angli nuk do të duhet të bëjnë një test përpara se të udhëtojnë.

Kurse nga e diela, në vend që të bëjnë një test PCR në ditën e dytë të mbërritjes, ata mund të sigurojnë një test më të lirë.

Agjencia e lajmeve, “BBC”, tregon se do të ndryshojnë edhe rregullat për izolimin pas mbërritjes në vend.

Më herët, ndryshimet u konfirmuan dhe nga kryeministri Boris Johnson, pas thirrjeve nga agjencitë e udhëtimit që argumentuan se masat nuk ishin efektive teksa Omicron-i po përhapej gjerësisht.

Sipas rregullave aktuale, të gjithë udhëtarët e vaksinuar plotësisht mbi moshën 12 vjeç duhet të tregojnë prova të një testi negativ të marrë dy ditë përpara se të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe se personat e vaksinuar plotësisht duhet të paguajnë për një test PCR brenda dy ditëve nga mbërritja dhe të izolohen teksa presin rezultatin.

Ndërsa ata që nuk janë plotësisht të vaksinuar duhet të bëjnë teste PCR në ditën e dytë dhe në ditën e tetë pas mbërritjes dhe të izolohen për 10 ditë.

Por sipas rregullave të reja, ata që janë plotësisht të vaksinuar dhe ata të moshës nën 18 vjeç nuk do të kenë më nevojë të bëjnë një test dy ditë përpara se të udhëtojnë në Angli nga vende jashtë Mbretërisë së Bashkuar dhe Zonës së Përbashkët të Udhëtimit.

Udhëtarët, pas mbërritjes do të duhet të bëjnë një test PCR, por nuk do të izolohen më duke pritur rezultatin

Nga e diela e 9 janarit, ata do të duhet të bëjnë vetëm një test të lirë në vend të një testi PCR në ditën e dytë.

Ky test duhet të blihet nga një ofrues privat i testimit, pasi testet falas të shërbimin spitalor shtetëror nuk do të lejohen

Ndërkohë, pasagjerët e pavaksinuar do të duhet të vazhdojnë të bëjnë një test para nisjes, teste PCR në ditën e dytë dhe ditën e tetë dhe të izolohen për 10 ditë.

Sipas Johnson-it, testi para nisjes “dekurajon shumë njerëz që të udhëtojnë nga frika se do të bllokohen jashtë shtetit dhe do të bëjnë shpenzime të konsiderueshme shtesë”.

E gjithë lëvizja vjen pasi për linjat ajrore testimi i pasagjerëve nuk po bënte asnjë ndikim të vërtetë, me të dhënat javën e kaluar që sugjeronin se një në 25 njerëz në Angli kishte virusin.

Gjithashtu ata kanë vënë në dukje se testimi i detyrueshëm kishte penguar rimëkëmbjen e sektorit.

Krahas ndryshimeve për testet e udhëtimit, qeveria ka thënë se do të lehtësojë rregullat e testimit për njerëzit pa simptoma.

Ky ndryshim i rregullit do të hyjë në fuqi më 11 janar dhe do të zbatohet vetëm për Anglinë. /albora.ch/

Marketing