Është nënshkruar marrëveshja e Kosovës me MCC-në në Uashington, që kap vlerën prej 236 milionë eurosh.

Marketing

Në prani të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeminsitrit Albin Kurti, marrëveshja është nënshkruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli nga pala kosovare dhe shefja ezekutive e MCC-së, Alice Albright.

Albright ka folur për detajet e projektit, duke thënë se në fokus të saj është investimi në bateritë që ruajnë energjinë në shkallë të lartë.

Projekti synon që përmes baterive, energjia e prodhuar në një kohë të caktuar të akumulohet në mënyrë që ajo të shfrytëzohet më vonë në orët e ditës kur çmimi i energjisë është më i lartë dhe kërkesa është më e lartë.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se synim afatgjatë i Qeverisë së Kosovës është dekarbonizimi i sektorit dhe integrimi i nivelit sa më të lartë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Marketing