Një mësuese amerikane është arrestuar pasi dyshohet se mbylli djalin e saj pozitiv me COVID-19 në një bagazh makine për t’u mbrojtur nga ekspozimi ndaj virusit teksa shkonte në një vend testimi, thonë mediat lokale.
Sarah Beam, raportohet se akuzohet për rrezikimin e një fëmije.
Një dëshmitar thirri policinë pasi dëgjoi dikë në bagazhin e automjetit më 3 janar në vendin në Teksas, sipas click2Houston.com.
Mësuesja ka hapur bagazhin për të zbuluar djalin e shtrirë brenda.
Beam tha se djali i saj 13-vjeçar kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ajo po e çonte atë në stadiumin Pridgeon për një test tjetër për të konfirmuar rezultatin, sipas mediave lokale.
Ajo tha se e kishte vendosur adoleshentin në bagazhin e makinës sepse nuk donte të infektohej vetë.
Një punonjëse shëndetësore i tha asaj se nuk do të kishte asnjë test për koronavirus derisa djali të lejohej të ulej në sediljen e pasme të makinës.
Forcat e rendit kanë kryer një hetim të plotë, duke rezultuar në një urdhër arresti./albora/