Në 14 vjetorin e pavarësisë, janë marrë opinionet e qytetarëve se sa janë përmbushur pritjet e tyre.

Stagnimi ekonomik, papunësia, pensionet e vogla, ikja e të rinjve jashtë, e deri te shtrenjtimet e fundit enorme sidomos e energjisë elektrike, janë disa nga shqetësimet dhe problemet kryesore që përmenden nga qytetarët.

“Pa kurrfarë subvencioni, pa kurrfarë të drejte, pa kurrfarë perspektive e sigurie. Siguria ushtarake dihet, po sigurim ekonomik nuk kemi, s’kemi. Pensionuarit i kanë lënë me 100 euro, 40 vjet përvojë pune – 100 euro. Rritja e energjisë elektrike nuk e ka vendin. Është gjendje serioze, gjendje drastike dramatike e popullit shqiptar në këtë kohë me hyp rryma. Ai (Kurti) ka thënë me zbrit rrymë, po me zbrit s’po e zbret, por së paku le të rrin ashtu” tha një qytetar.

Derisa një tjetër tha se popullsia është mjerim me u largu prej shtetit, prej vendlindjes, është për të vajtuar është gjendje tragjedie. M’u largu sot prej vendit, prej atdheut prej shtetit të vet me shku me u bë shtetas të huaj, me fol gjuhën e huaj.

“Është mjerim për neve, shumë ka vërejtje kapak edhe udhëheqësia jo e tashmja, po prej fillimit qe 20 e disa vjet. Gjithmonë elitën përpara e kanë ndalë populli për vete e ka ruajt, ndërsa ata të dobëtit asgjë nuk është edhe me shku, punojnë atje edhe jetojnë”, shtoi një tjetër qytetar.

Këto 14 vite shtet për Begishe Rushiti janë mjaft të lumtura, pasi thotë se është fituar Pavarësia.

Megjithëse sipas saj për shtresën e mesme dhe shtresën pak edhe më ulët është vështirësi e madhe, pasi sic thote me pensione 100 euro s’mund t’ia dalim./albora.ch/

Marketing
Marketing