Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australinë Juglindore, ku brenda një pusi janë gjendur eshtrat, të cilat mendohet se i përkasin një vajze 9 vjeçe, shkruan The Guardian.

Marketing

Kjo e fundit ishte raportuar si e zhdukur, ndërsa ishte me pushime në New South Wales, me familjen e saj.

“Lajmi i sotëm nuk është ai që donim të dëgjonim. Dua të them se kjo është e tmerrshme”, tha zëvendëskryeministri i Australisë, Paul Toole.

Policia ka bërë me dije se kërkimi i së miturës ka zgjatur me orë të tëra dhe se nuk ka qenë aspak i lehtë lokalizimi i saj.

Ndërkaq, pas verifikimeve të policisë mjeko-ligjore, pas ekzaminimit përkatës eshtrat e vajzës do të dërgohen në morgun e qytetit.

“Rreth 200 hetues nga komanda shtetërore e krimit kanë ndihmuar detektivët e rajonit në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Kjo ka qenë një detyrë mjaft e mundimshme në analizimin e të dhënave, e cila na çoi në kërkimin e vendndodhjes”, deklaroi një nga shefat e policisë.

Policia thotë se kërkimet do të vazhdojnë, pasi hetuesit të mbledhin provat.

Komisionerja në detyrë, Karen Webb, tha se, “tani është në duart e mjekut ligjor. Kërkimi do të vazhdojë derisa të identifikohet shkaku i vdekjes. U bëj thirrje njerëzve, të cilët mund të kenë informacion, që të flasin, pasi hetimi është ende i papërfunduar”.

Për ngjarjen në fjalë, u arrestua një 31-vjeçar në Surry Hills, si i dyshuari kryesor për vrasjen e së miturës. /albora.ch.

Marketing