Një grup emigrantësh i përbërë nga disa qindra burra, gra dhe fëmijë u ndalua nga autoritetet në Guatemala.

Marketing

Autoritetet thanë se grupi, i cili ishte nisur nga qyteti i Hondurasit i San Pedro Sula, po përpiqej të kalonte rrugën përmes Meksikës deri në kufirin e SHBA-së, gati 2,000 kilometra larg.

Emigrantët, shumë nga Hondurasi dhe Nikaragua, kishin mbërritur në qytetin kufitar të Hondurasit, Corinto, të shtunën pasdite. Më pas ata kaluan në Guatemala, ku qindra policë i prisnin.

Mes emigrantëve dhe policëve ndodhi një konfrontim i dhunshëm, ku u hodhën gurë dhe sende të tjera. Policia e Guatemalës tha se një disa oficerë ishin plagosur përderisa ata u përpoqën të kthenin mbrapa grupin, raporton DW.

Emigrantët thanë se po bënin një udhëtim të mundimshëm për t’i shpëtuar varfërisë dhe dhunës dhe për të filluar një jetë të re. Shumë prej tyre kishin qenë viktima të fatkeqësive natyrore si përmbytjet dhe thatësirat. /albora.ch/

Marketing