Nëse Rusia përdorë armë kimike në luftën në Ukrainë kjo do ta ndryshonte totalisht rrjedhën e konfliktit, tha Sekretari Gjeneral, Jens Stoltenberg sot para gazetarëve në Bruksel.

Marketing

Stoltenberg foli para samitit të nesërm të NATO-s ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Joe Biden, i cili sot ka arritur në Evropë.

“Përdorimi i armëve kimike do të ishte një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar  dhe me pasoja të mëdha”, tha Stoltenberg, shkruan CNN.

Stoltenberg akuzoi Kinën për ofrimin e mbështetjes politike dhe për “përhapjen e gënjeshtrave dhe dezinformatave flagrante” dhe tha se roli i Pekinit në pushtim do të trajtohej në samit.

Lexo edhe:

Ai tha se Kina ka vënë në pikëpyetje të drejtën e kombeve të pavarura për të zgjedhur rrugën e tyre, duke shtuar se aleanca është e shqetësuar se Kina mund të sigurojë “mbështetje materiale për pushtimin rus”.

Stoltenberg kërkoi që Bjellorusia gjithashtu duhet t’i japë fund bashkëfajësisë së saj në pushtimin e nisur nga Putini dhe paralajmëroi se vendimet e marra në samit të enjten do të kenë implikime të mëdha. /albora.ch/

Marketing