Konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë po përshkallëzohet. Të enjten herët në mëngjes, Putin njoftoi një operacion ushtarak në Ukrainë.

Marketing

Rusia ka depërtuar në Ukrainë me tanke dhe aeroplanë që nga mëngjesi i së enjtes, pasi Putini shpalli rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donetskut si të pavarura në fillim të javës. Ka bombardime dhe sulme me raketa, të shoqëruara me sulme kibernetike. Disa baza ajrore ukrainase tashmë janë shkatërruar dhe shtatë ushtarë ukrainas kanë vdekur transmeton albora.ch.

Sipas rojes kufitare ukrainase, trupat tokësore ruse tani po depërtojnë gjithashtu në vend. Disa avionë rusë u rrëzuan nga forcat e armatosura të Ukrainës./albora.ch/

Marketing