Elon Musk ka arritur një marrëveshje për të blerë Twitter-in me një çmim prej 54.20 dollarë për aksion, për një total prej 44 miliardë dollarësh, thuhet në një deklaratë të rrjetit social. Të hënën bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë, tha kompania.

Marketing

Pronari i Tesla-s dhe njeriu më i pasur në botë është bërë kështu pronar i një platforme që ai e konsideron një “vend publik dixhital ku do të diskutohen përmbajtjet jetike për njerëzimin”, thuhet në deklaratë.

“Liria e fjalës është themeli i demokracisë”, tha Musk, transmeton N1-kroate.

Musk sinjalizoi se Twitter do të rishikohej nën udhëheqjen e tij, duke përfshirë ndryshime në moderimin e përmbajtjes dhe e përshkroi veten si një “absolutist i fjalës së lirë”.

Marketing