Operatori gjerman hekurudhor “Deutsche Bahn” po kërkon rreth 770 dispeçerë, 740 shoferë treni dhe rreth 740 teknikë të punësoj këtë vit, tha një përfaqësues i Deutsche Bahn për gazetën Bild.

“Ne mendojmë se konkurrenca në tregun e punës po rritet dhe kështu do të trajnojmë dhe kualifikojmë edhe më shumë njerëz”, citohet të ketë thënë Martin Seiler, anëtar i Bordit të Deutsche Bahn, përcjellë albora.ch.

Marketing

Ndërkohë “Deutsche Bahn” punësoi 22,000 punonjës në vitin 2021, mirëpo humb mijëra punonjës çdo vit, kryesisht që dalin në pension, andaj nevoja për punëtorë të rinjë është e dukshme./albora.ch/

Marketing